
Edison Oruçi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjarët ata që kanë kryer kërkime gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë. Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji, pasi e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së fortë të ujit.
Babai i tre fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë në atë zonë. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas përfundimit të punëve, e kishte lënë Edisonin në një siperfaqe të vogël me rërë dhe jo në destinacionin e tij, pasi aty nuk arrinte varka.