
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin, kushëririn e tij Behar Bajri dhe Asmer Bilalin. Ata akuzohen për përfshirje në një grup kriminal dhe për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018.
Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj, ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK, duke mbrojtur pafajësinë e klientit të tij. Ndërkohë, vetë Safet Bajri ka deklaruar se, nëse do të kishte pasur qëllim të arratisej, nuk do të ishte kapur kurrë.