Golat e shënuar/ Vllaznia, ekipi më efikas në sulm…

Shpërndaje

Tre golat e shënuar nga Vllaznia në fitoren e fundit 3-0 që arritën shkodranët në ndeshjen e javës së 24-ët kundër Bylisit, konfirmuan edhe njëherë për forcën sulmuese të kuqebluve.

Me 41 gola të shënuar pas 24 javësh, ekipi i Brdariç ka shënuar më shumë se kushdo. Me një mesatare prej 1.7 golash për ndeshje, më shumë se çdo ekip tjetër në elitë deri më tani gjatë këtij sezoni. Pas 9 herë kampionëve të vendit, ekipi që ka shënuar më shumë gola, është Dinamo me 36 rrjeta në favor.

Blutë në javët e fundit kanë shënuar vetëm 2 gola në 3 ndeshje. E ndërsa me një ritëm të lartë të shënimit të golave në javët e fundit është Egnatia. Rrogozhinasit kanë shënuar 34 gola.

Shpërndaje