
Një banesë në qendër të Shkodrës, pranë “Urës Dervishbeg” është grabitur nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë brenda duke përdorur çelësin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur kur banesa ishte bosh, duke bërë që autorët të marrin një shumë të konsiderueshme prej rreth 300 mijë eurosh.
Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se në banesë jetonte një çift të moshuarish, të cilët pasi u kthyen, konstatuan vjedhjen dhe bënë denoncimin në polici. Për fat, nuk është raportuar asnjë akt dhune ndaj tyre.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, duke kryer ekspertizën dhe mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që hajdutët të kenë pasur informacion mbi shumën e parave në banesë./RealitetiPost/