
Sadakaja ka një rëndësi të madhe në fenë islame. Ajo largon fatkeqësitë, shton bereqetin dhe është shkak për pranimin e lutjeve. Gurët e sadakasë janë një pasqyrim i kësaj kulture islame dhe një nga shembujt më të bukur të mirësisë së Perandorisë Osmane.
Çfarë është Guri i Sadakasë dhe si funksiononte?
Guri i Sadakasë ishte një gur rreth 1.5 deri në 2 metra i lartë, zakonisht në formë cilindrike, i vendosur pranë xhamive, çezmave ose spitaleve – në vende të frekuentuara.
Në këtë gur kishte një gropë të vogël ku të pasurit linin para në mënyrë anonime, ndërsa nevojtarët merrnin aq sa kishin nevojë, pa e ditur kush kishte lënë.
Askush nuk mburrej që dha, askush nuk turpërohej që mori.
Ky veprim bazohej në parimin islam:
🔸 “Dora e majtë të mos e dijë çfarë jep dora e djathtë.”
A ekzistojnë ende gurë sadake sot?
Dikur vetëm në Stamboll kishte rreth 173 gurë sadake. Ndër më të njohurit gjendeshin në:
– Oborrin e Xhamisë së Gülfem Hatun, pranë hamamit të Mimar Sinanit në Üsküdar
– Lagjet Karacaahmet, Doğancılar dhe Fatih në Kocamustafapaşa
Sot, për ta mbajtur gjallë këtë traditë, gurë sadake janë rivendosur në:
✅ Xhamia e Sulltan Ejupit
✅ Medreseja Caferpaşa
✅ Xhamia Zal Mahmut Pasha
✅ Nişanca
✅ Piyer Loti
RealitetiPost

