
Grupi palestinez i rezistencës Hamasi dorëzoi katër ushtare izraelite të shtunën në bazë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës dhe shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin.
Katër ushtaret e liruara, të veshur me jelekë të uniformave ushtarake izraelite buzëqeshën dhe përshëndesnin me dorë në një skenë në Sheshin e Palestinës në qytetin e Gazës ndërsa u transferuan te përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Katër izraelitet, emrat e të cilëve u paraqitën nga Hamasi të premten, janë Liri Albag, 19, Daniella Gilboa, 20, Karina Ariev, 20 dhe Naama Levy, 20 vjeç.
Rreth 200 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të katër ushtarëve izraelitë.