Hapet ekspozita e Fashion Design nga studentët e Universitetit të Shkodrës…

Shpërndaje

Sot, më 12 shkurt 2025, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u hap ekspozita e Fashion Design, organizuar nga studentët e vitit të tretë të Departamentit të Arteve, nën udhëheqjen e pedagoges Nirvana Baja.

Ekspozita prezanton skica dhe koncepte inovative të modës, duke reflektuar kreativitetin dhe punën e palodhur të studentëve në këtë fushë.

Në hapjen e këtij eventi ishin të pranishëm:
Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj,
Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Eranda Bilali, si dhe pedagogë, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Kjo ekspozitë shërben si një platformë për talentet e reja në botën e dizajnit të modës, duke i hapur rrugën krijimeve të tyre në të ardhmen.

Shpërndaje