Hetohej për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Lezhës…

Shpërndaje

Gjykata e posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe pushoi një tjetër çështje ndaj një kryetari bashkie të mazhorancës, atë të Pjerin Ndreu, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim detyrë”. Disa javë më parë SPAK kërkoi në Gjykatë pushimin e çështjes, me pretendimin se gjatë hetimeve nuk provoi që Ndreu ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilën u hetua.

Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e rrugës Lezhë-Shëngjin në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale dhe se më pas u paraqit edhe një shkresë të ARRSH-së, ku kërkonte ndalimin e punimeve, pasi ishte në juridiksionin e këtij institucioni të kryente punime.

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën “shpërdorim detyre”. Po ashtu u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe ishin marrë me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës.

Shpërndaje