
Hotel Globi, i vendosur në bregdetin e bukur të Velipojës, ka njoftuar një iniciativë të veçantë në nderim të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe sakrificën e tyre për atdheun, hoteli do të ofrojë akomodim falas me mëngjes të përfshirë për të gjithë veteranët që dëshmojnë statusin e tyre me dokumentacion zyrtar.
Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për pesë ditë, nga data 1 deri më 5 qershor 2025. Gjatë kësaj periudhe, veteranët janë të mirëpritur të qëndrojnë në ambientet e Hotel Globi, duke përfituar nga një trajtim i veçantë dhe mikpritje tradicionale shqiptare.
Në njoftimin zyrtar të hotelit thuhet:
“Ju ftojmë të përfitoni nga një ofertë e veçantë si shenjë respekti për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për atdheun.”
Për të përfituar nga kjo mundësi, kërkohet rezervim paraprak. Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: +355 68 642 9107.
