I armatosur pranë Rinasit, arrestohet një person! Qëlloi me armë në drejtim të policisë, nuk ka të lënduar…

Shpërndaje

Policia e Tiranës kishte informacion se një person ishte i armatosur dhe u organizua operacioni për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit.

Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht, nuk ka efektiv të lënduar. Pas të shtënave, policia ka arrestuar autorin.

Burime bëjnë me dije se i riu është person me precedent penal të mëparshëm.

Shpërndaje