Irani godet bazën amerikane Al Udeid në Katar. Shpërthime dëgjohen në Doha…

Shpërndaje

Irani ka ndërmarrë një sulm me raketa balistike duke goditur bazën ajrore Al Udeid në Katar, një nga pikat më të rëndësishme strategjike të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.

Raportimet nga terreni flasin për shpërthime të fuqishme që janë ndjerë deri në kryeqytetin Doha. Mësohet se janë lëshuar të paktën gjashtë raketa, ndërsa përmasat e dëmeve mbeten ende të paqarta.

Sipas Fox News, sulmi ishte paralajmëruar prej kohësh dhe mendohet se baza është evakuuar paraprakisht për arsye sigurie.

Shpërndaje