Ish-klubi i Çimentos në Shkodër i kalon FNSH-së dhe Drejtorisë së Kufirit…

Shpërndaje

Ish-godina e njohur si “Klubi i Çimentos” në Shkodër do të përdoret tashmë nga Forca Kombëtare e Sigurisë Publike (FNSH), si dhe nga Drejtoria Rajonale e Kufirit.

Objekti u sekuestrua rreth dy muaj më parë nga SPAK dhe tashmë është vënë në dispozicion të strukturave të rendit dhe sigurisë. Sipas burimeve për RealitetiPost, FNSH është zhvendosur ditën e mërkurë nga godina e mëparshme që ndodhej përballë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Ky zhvillim konsiderohet një hap drejt konsolidimit të strukturave të sigurisë publike në qytet.

Shpërndaje