Izmir Smajlaj zgjidhet President i ri i Atletikës Shqiptare…

Shpërndaje

Sot u zhvillua Asambleja e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Atletikës, ku Izmir Smajlaj u zgjodh President, duke qenë kandidati i vetëm në garë. Fillimisht në garë ishte edhe Taulant Stërmasi, i cili më vonë vendosi të tërhiqet.

Në prani të përfaqësuesve të KOKSH-it, ish-kampioni i Europës në atletikë mori zyrtarisht drejtimin e ri të federatës. Asambleja ishte planifikuar më herët, por u shty për disa javë për të mundësuar verifikimin e delegatëve me të drejtë vote.

Shpërndaje