Kampioni Shkodran që jeton duke çarë dru…

Share your love

Ky është Hysen Karmeshtna, nga Shkodra i cili çdo ditë bën një punë të rëndë si druvar. Por shumë pak mund ta dinë se Hyseni është kampion Ballkani i arteve marciale. Hysen Karmeshtna është një ri nga komuniteti egjiptian në Shkodër i cili në muajin qershor të këtij viti në Tiranë u shpall kampion Ballkani në sportin e taekwondo. Në kushte tepër të vështira ekonomike e vetmja mundësi për të mbijetuar për kampinon e Ballkanit është puna e druravrit.

Ekonomia e dobët që ka familja Karmeshtna prej 7 anëtarësh ashtu si çdo familje tjetër e komunitetit egjiptian në Shkodër detyroi Hysenin që të ndërprente shkollën në klasën e 7-të, pa e mbaruar ende 9-vjeçaren duke u kthyer në një puntor të punëve nga më të vështirat fizikisht. Në një situatë pa mbështetjen e asnjë institucioni, një meritë në arritjen e rezultateve të larta ka trajneri i tij i taekwondo Eljon Puka i cili e mbështet në çdo aspekt që i riu të realizojë ëndrrat e tij.

Synimet e Hysenit tashmë janë vetëm medaljet ndërkombëtare. E ndërsa ka fituar betejën me sportin, kampioni duket se e ka të vështirë për të fituar betejën me jetën e përditshme. Hyseni na dha trofeun e rëndësishëm dhe tani është radha e institucioneve përgjegjëse ta bëjnë kampionin e Ballkanit të ndihet vërtetë kampion siç e meriton.

Share your love