
Kënaqësi të ndaj me ju lajmin e mirë si Kandidat për Deputet i Partisë Socialiste Shkodër.
Do e nis këtë rrugëtim si dëshmitar i të mirave dhe transformimit që po përjeton Shkodra, duke shprehur njëkohësisht vlerësimin, gatishmërinë në dhënien e kontributit tim dhe përkrahjen e projekteve që synojnë modernizimin dhe zhvillimin e qytetit tonë.
Falenderim i madh për Kryeministrin, Kryetarin e Partisë Socialiste z. Edi Rama @ediramaal dhe Drejtuesin Politik të Qarkut Shkodër, Kryetarin e Bashkisë Shkodër z. Benet Beci @becibenet për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e listës.
Një falenderim i ngrohtë shkon për strukturat e Partisë Socialiste Shkodër, për çdo anëtar që kontribuon çdo ditë me përkushtim për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta.
Ky rrugëtim na përket ne, si një përpjekje e përbashkët për të ndërtuar një te ardhme më të mirë dhe më të ndritur për të gjithë.
Besimplotë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar, marr përsipër këtë përgjegjësi të cilën mund ta përshkojmë sëbashku më të vendosur se kurrë.
Politika duhet të shërbejë si një mjet për të krijuar një shoqëri më të drejtë, ku zëri i çdo qytetari dëgjohet dhe respektohet.
Ju ftoj të jeni krahu im i fortë në këtë mision aq sa të bukur edhe të guximshëm, në mënyrë që nesër të jem unë një zë i fuqishëm i juaji.
Me besim dhe mirënjohje, faleminderit!🙏
Marjan Ndershtiqaj