Kandidati për deputet Shkëlqim Sterkaj uron natën e Kadrit: Le të shërbejë kjo natë për reflektim…

Shpërndaje

Të nderuar qytetarë, malsorët e mi, veçanërisht ju besimtarë myslimanë, në këtë natë të bekuar të Kadrit, ju uroj me zemër paqe, begati dhe mëshirë hyjnore!

Uroj që agjërimi, lutjet dhe adhurimet tuaja të pranohen dhe kjo natë t’ju sjellë shëndet, harmoni dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Harmonia fetare është një vlerë e çmuar, të cilën e ruajmë me krenari dhe do ta mbajmë gjithmonë gjallë!

Le të jetë kjo një kohë reflektimi dhe shprese për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Gëzuar Natën e Kadrit!

Shpërndaje