KAS i hap rrugë projektligjit për burgjet e hapura…

Shpërndaje

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar sot vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke i hapur rrugë Kuvendit të Shqipërisë për të vijuar me projektligjin për burgjet e hapura. KQZ kishte argumentuar se kjo nismë mund të përdorej si mjet fushate për zgjedhjet e 11 majit, por KAS i dha të drejtë Kuvendit për miratimin e saj.

Projektligji, i propozuar nga deputeti i PS-së, Nasip Naço, synon rehabilitimin e të dënuarve përmes një modeli të ri. Ai parashikon që të burgosurit të punojnë gjatë ditës dhe të kthehen në qeli gjatë natës, duke u shërbyer si një fazë përgatitore për lirimin e tyre.

Me këtë nismë synohet riintegrimi më i lehtë i të dënuarve në shoqëri, duke u dhënë mundësinë të mësojnë aftësi të reja dhe të krijojnë kushte më të mira për jetën pas burgut. Megjithatë, debati politik mbi kohën e miratimit të ligjit ka nxitur kritika dhe diskutime mbi qëllimet

Shpërndaje