
Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur katër pjesëtarë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës së 23-të në “Abissnet Superiore”. Tre futbollistët Milos Stojanovic, Kevin Dodaj dhe Bekim Balaj janë përfshirë në “11-shen e javës”, bazuar në vlerësimet e stafit të trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave.
Përveç lojtarëve, edhe trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, është vlerësuar si trajneri më i mirë i javës. Kjo përzgjedhje vjen si një reflektim i performancës së shkëlqyer të ekipit shkodran në ndeshjen e fundit, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon skuadra.
Ky është një tjetër sukses për Vllazninë në këtë sezon, duke treguar rritje dhe stabilitet në kampionat. Me këtë ritëm, skuadra shkodrane synon të vazhdojë garën për objektivat e saj madhorë në “Abissnet Superiore”./RealitetiPost/
