KËSHILLTARI: TË RISHIKOHET HYRJA E SHKODRËS…

Share your love

Hyrja e Shkodrës u kthye në një temë diskutimi në mbledhjen e këshillit bashkiak nga këshilltari Muharrem Shkjau i cili është edhe pronar subjekti në zonën ku ka nisur prishja e ndërtimeve për rikonstruksionin e hyrjes së Shkodrës.

Shkjau duke folur në emër të pronarëve të subjekteve në hyrjen e Shkodrës që janë të paisur me leje tha që projekti duhet rishikuar.

Në diskutimet e lira anëtari i PD në këshillin bashkiak Imeldi Sokoli shtroi pyetjen nëse projekti i hyrjes së Shkodrës ka apo jo leje ndërtimi.

Përgjigjet për pyetjet e shtruara për hyrjen e Shkodrës nga anëtarët e këshillit bashkiak do të kthehen përmes shkresave zyrtare nga ana e bashkisë në ditët në vijim.

Share your love