
Në kuadër të debatit të fundit mbi përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi”, KF Vllaznia ka vendosur të ndriçojë opinionin publik duke publikuar një shkresë zyrtare të FSHF drejtuar Bashkisë Shkodër, e cila nënvizon qartë se ky impiant është i destinuar për aktivitete sportive dhe nuk lejon devijime nga ky funksion.
Postimi i KF Vllaznia:
Në lidhje me polemikat e krijuara së fundi për stadiumin “Loro Boriçi” dhe funksionin që ai duhet të luajë, për transparencë dhe informim të opinionit sportiv, po publikojmë shkresën zyrtare që FSHF i adresoi pak muaj më parë Bashkisë Shkodër duke i kujtuar se nuk mund të ketë devijime nga projekti sportiv i destinacionit të këtij impianti.
