
Dy turistë janë shpëtuar nga forcat e FNSH Shkodër. Ato kishin humbur kontaktet pasi kishin dalur për të eksploruar në malin e Taraboshit.
Lajmin e ma bërë të ditur kryebashkiaku i Shkodres Benet Beci, i cili ka falenderuar forcat e FNSH pëe gadishmerinë.
Statusi i kryebashkiakut Beci:
Dua të falënderoj sonte grupin alpin të FNSH-së Shkodër për gatishmërinë e treguar ndaj dy turistëve që kishin humbur kontaktet në Malin e Taraboshit.
Forcat tona të policisë, së bashku me grupin alpin të FNSH-së, pas disa orësh kërkimesh arritën të gjejnë turistët në Zogaj, në Malin e Taraboshit, duke u ofruar ndihmë një turisteje nga Gjermania dhe një shtetasi nga Kosova, me banim në Prishtinë.
Mirënjohje efektivëve të Shkodrës për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar!👏



