
Kliti Hoti, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, vijon takimet me qytetarët për të prezantuar vizionin dhe programin e forcës që ai përfaqëson. Gjatë një takimi entuziast në Zdrale, Shkodër, së bashku me Ted Koplikun dhe ekipin e tij, ai ndau pikat kryesore të platformës së PD-së, duke theksuar angazhimin për një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë për të gjithë. Me një program të qartë që ofron zgjidhje konkrete për të rinjtë, profesionistët, të moshuarit dhe ata në nevojë, Hoti ripohon mbështetjen e tij për çdo qytetar që kërkon një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë i kandidatit Hoti:
Sot në Zdrale me Ted Kopliku dhe ekipin brilant të Shkodrës për të prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të PD. Të rinj, të moshuar, profesionistë të mirë, nxënës e studentë – për të gjithë programi ynë jep një zgjidhje që ofron mundësi për një jetë më të mirë.
Me alternativën tonë sot jemi mbështetje për çdo qytetar në nevojë dhe për ata që kanë nevojë për mbështetje. Ndërsa më 11 maj po së bashku do të konkretizojmë projektin më të mirë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë për të ndërtuar të ardhmen e saj.