“Kliti Hoti: Jo premtime boshe, por zgjidhje për Shkodrën!”…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Shkodrës i partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka ndarë një mesazh të qartë për qytetarët, duke theksuar se zgjidhjet reale nuk vijnë nga premtime boshe, por nga një plan konkret dhe i detajuar. Ai ftoi shkodranët të bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke vënë në qendër njerëzit në nevojë, rritjen e pensioneve dhe uljen e taksave. Sipas tij, Shkodra meriton më shumë dinjitet, mundësi ekonomike dhe një përkujdesje të veçantë për kulturën dhe artin.

Postimi i plotë:

Unë jam Kliti Hoti, kandidat për deputet i Shkodrës në Parlamentin e ardhshëm. Dua të ndaj sot me ju një mesazh të thjeshtë, por të sinqertë: më lejoni t’ju dëgjoj. Shkodra ka shumë probleme dhe sfida por e di me siguri të plotë që zgjidhjet e vërteta nuk vijnë nga premtime boshe apo iluzionet.

Ne si PD nuk kemi një shkop magjik, por kemi një plan, një program të qartë dhe të detajuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë.

Programi ynë vendos prioritet njerëzit në nevojë, rritje të pensioneve dhe ulje të taksave. Këto janë hapa konkretë, jo fjalë të mëdha. Vota për Koalicionin e Shqipërisë Madhështore është votë për Shkodrën dhe shkodranët. Sepse ky qytet meriton më shumë – më shumë dinjitet, më shumë mundësi ekonomike dhe një përkujdesje të veçantë për artin dhe kulturën, pa të cilat Shkodra humbet identitetin e saj.

Ky është vetëm fillimi i një rruge që do ta ndërtojmë bashkë. Rruga nuk është e lehtë, por bashkë do ti dalim në krye me sukses. Qyteti i ëndrrave tona të fëmijërisë mund të bëhet realitet për ne dhe fëmijët tanë.

Nga sot e në vazhdim ju ftoj të bashkohemi për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të ndarë idetë, për të gjetur e finalizuar së bashku rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë.

Shpërndaje