Kliti Hoti: Rihapja e Xhamisë së Plumbit – Një Ditë Historike për Shkodrën dhe Besimin…

Shpërndaje

Në një ditë të shënuar për Shkodrën dhe trashëgiminë tonë kulturore, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Xhamisë së Plumbit, një nga simbolët më të rëndësishëm të historisë, besimit dhe identitetit të qytetit.

Postimi i kandidatit Hoti:

Xhamia e Plumbit rihapi sot dyert për besimtarët, një ditë e rëndësishme për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë.

Sot mora pjesë në ceremoninë e rihapjes së Xhamisë së Plumbit, një monument i besimit dhe qëndresës shpirtërore të qytetit tonë.

Mirënjohje Organizatës Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) për kontributin e çmuar në restaurim dhe falënderim të veçantë Myftinisë Shkodër për përkushtimin e vazhdueshëm.

Historia jonë është gjallë, dhe detyra jonë është ta mbrojmë dhe nderojmë.

Shpërndaje