Kliti Hoti: Shkodra që Lulëzon – Vizitë në Familjen Muka, Ku Tradita Jeton mes Luleve…

Shpërndaje

Në kuadër të Ditës së Luleve, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, solli në vëmendje vlerat qytetare dhe traditat e vyera të Shkodrës, duke ndarë një moment të veçantë nga vizita në kopshtin e zotni Adnan Mukës, simbol i dashurisë për natyrën dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Postimi i kandidatit Hoti:

Në Ditën e Luleve, pata kënaqësinë të ndalesha në kopshtin e qytetarit të nderuar shkodran, zotni Adnan Muka – “Mjeshtri i Luleve”, i cili feston 90 vite jetë mes ngjyrave, përkushtimit dhe dashurisë për Shkodrën.

Kopshti i tij është jo vetëm një oaz i gjelbërimit, por edhe një kujtim i gjallë i kopshteve tradicionale shkodrane, që kanë qenë pjesë e identitetit të qytetit. Zotni Adnani, me dashurinë për tokën dhe natyrën, vijon me përkushtim një traditë që i ka dhënë shpirt Shkodrës ndër breza.

Gëzuar Ditën e Luleve, Shkodër! Me njerëz si zotni Adnani, ky qytet vazhdon të lulëzojë me rrënjë të forta dhe zemër të bardhë.

Shpërndaje