
Kontrolli i lartë i Shtetit konstaton mungesë të disa barnave të rëndësishme të rimbursueshme në treg.
“Në një auditim të publikuar së fundmi theksohet se përgjatë vitit 2023 është evidentuar mungesë barnash si në farmacitë e spitaleve ashtu edhe në farmacitë e rrjetit të hapur, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë tek pacientët”, raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.
Në mesin e ilaceve që mungonin janë ato për tumoret, sëmundjet kronike, inflamatore si dhe ato të shëndetit mendor.
“Barnat e vetë deklaruara si mungesë, nga vetë shoqëritë importuese kanë ndikuar dhe në konsumin e tyre vjetor, gjithashtu mungesa e disponibilitetit të këtyre barnave ka ndikuar tek një numër i konsiderueshëm pacientësh”, thuhet në publikimin e KLSH.
Sipas raportit, arsyet e mungesave të tyre rezultuan kryesisht për shkak të prodhuesve, vonesave në transport dhe prodhim apo dhe ç’regjistrime të barnave.