
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka shprehur mbështetjen e tij për propozimin e KF Vllaznia dhe tifozëve shkodranë për emërtimin e tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e katër legjendave të futbollit shkodran dhe atij shqiptar: Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Paulin Ndoja.
Në një postim në rrjetet sociale, Beci e ka cilësuar këtë iniciativë si një akt të rëndësishëm për nderimin e figurave që kanë bërë histori në sportin shqiptar dhe kanë ngritur emrin e Shkodrës.
Statusi i kryebashkiakut Beci:
“Emblemat nuk vdesin asnjëherë. Ato janë simboli i Shkodrës!
Propozimi i Klubit të Futbollit Vllaznia dhe i tifozëve të shumtë shkodranë, jo vetëm që ka mbështetjen time personale, por besoj të të gjithë Shkodrës që këta emra të mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar të jetësohen në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.
Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Paulin Ndoja janë emra që i bëjnë nder sportit dhe Shkodrës”!