Kryeministri: Nuk ka më tokë të “xanun”! Hiqini vetë trarët e parkimeve dhe çadrat…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat publike, apo tendat e vendosura pa leje nga lokalet.

“Kemi zhvilluar dy takime, do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës dhe më pas në Fier e ndoshta në Elbasan dhe në Shkodër. Në Vlorë e nisëm dje dhe sot në Tiranë vazhduam një takim që nuk u bë i plotë dje për shkak të Kuvendit. Takimet lidhur me muajin që kemi para dhe domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur përfundimisht shqetësimet e qytetarëve, do të kenë një fokus të veçantë te hapësira publike. Kjo është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzim, zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme, ka gjithfarëlloj trarësh dhe pengesa të krijuara nga koha, që pengojnë frymëmarrjen e qytetarëve të lirë dhe komuniteteve në blloqet e banimit. Është bërë e papranueshme për shumë njerëz e lagje në qytetet e mëdha, ushtrimi i forcës, vullnetit abuziv dhe symbyllja e strukturave përkatëse, siç është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë.

Dua të sqaroj dhe një element tjetër, do i bëj thirrje atyre që kanë keqkuptuar prej vitesh, por kjo është çështje e pushtetit vendor, sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private dhe këtu kam parasysh zhvilluesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta edhe ata që kanë lokalet, kanë vazhduar ta trajtojnë pronën përreth si pronë private dhe s’mund të jetë pronë private. Nuk mund të vendosësh tra për të marrë lekë dhe për të lejuar banorët aty që të paguajnë për të qenë zotër të vendit vet. U bëj thirrje të gjithëve te heqin trarët vet dhe atyre që kanë vënë tenda për t’i hapur rrugë pirjes së duhanit në lokale. Jo vetëm që do çmontohen por do përballen me ndjekje penale për zaptim dhe shkatërrim të pronës private”, tha Rama.

Shpërndaje