
Me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe drejtuesve lokalë, Vau Dejës po shndërrohet në një kantier të rëndësishëm zhvillimi. Nisja e rehabilitimit të aksit Qafë Qelë – Koman është dëshmi e vëmendjes së qeverisë për këtë rajon, duke i hapur rrugë mundësive të reja ekonomike dhe turistike.
Më poshtë statusi i Kryetarit të Bashkisë, Kristian Shkreli:
Vau Dejës është kthyer në një kantier punimesh, ku aksi Qafë Qelë (Vau Dejës) – Koman mban peshën më të madhe. E nisëm javën me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Drejtorin e KESH Erald Elezi si dhe të deleguarin politik të qarkut, Benet Beci, teksa inspektuam nisjen e këtij investimi strategjik. Investim, i cili i hap rrugë zhvillimit turistik dhe ekonomik për rajonin.
Mirënjohës qeverisë shqiptare dhe çdokujt që besoi se Vau Dejës duhet të jetë pjesë e planeve të mëdha.
Së bashku për të ardhmen!


