
Në një përballje emocionuese të Superiores, Laçi dhe Vllaznia u ndanë në barazim 2-2. Kurbinasit e nisën fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me golin e Myrtës. Dominimi i vendasve vazhdoi dhe në minutën e 26-të, Tresa dyfishoi rezultatin.
Vllaznia reagoi në pjesën e dytë, duke rikuperuar disavantazhin. Fillimisht, Çoba ngushtoi diferencën, ndërsa Mensah barazoi shifrat, duke i dhënë skuadrës shkodrane një pikë të rëndësishme.
Pas këtij rezultati, Vllaznia mban vendin e dytë në tabelë me 46 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e pestë me 31 pikë./RealitetiPost/