Liban, numri i të vrarëve shkon në 558, mes tyre 50 fëmijë…

Share your love

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Liban që nga dje, e hënë, është rritur në 558, tha sot Ministri i Shëndetësisë, Firas Abyad në një konferencë për shtyp.

“Raporti i fundit nga këto sulme arriti në 558 të vdekur, 50 fëmijë dhe 94 gra”, tha ministri, ndërsa sipas tij 1835 persona u plagosën.

Raporti përgënjeshtron të gjitha pretendimet izraelite se militantët janë në shënjestër”, shtoi ministri. “Realiteti, për fat të keq, është se shumica dërrmuese, nëse jo të gjithë, janë njerëz të paarmatosur që ishin në shtëpitë e tyre,” tha ai.

Ky është numri më i madh që nga lufta e fundit midis Hezbollahut dhe Izraelit në vitin 2006.

Numri i mëparshëm i shpallur mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë libaneze ishte 492 të vdekur.

Ministri tha gjithashtu se 16 shpëtues dhe zjarrfikës u plagosën dhe një spital në Bid Jbeil, Libani jugor, u godit.

Share your love