Luçiano Boçi prezanton Kliti Hotin dhe Tedi Koplikun: Alternativa e PD për një Shkodër dinjitoze!

Shpërndaje

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Shkodrën, Luçiano Boçi, prezanton kandidatët Kliti Hoti dhe Tedi Kopliku, me një vizion të qartë për t’i rikthyer qytetit dinjitetin dhe përfaqësimin e merituar. Me një qasje ndryshe nga politika e deritanishme, PD dhe Boçi angazhohen të sjellin ndryshim të vërtetë, duke e vendosur interesin e qytetarëve mbi fasadat dhe premtimet boshe. Kjo është një thirrje për të refuzuar shpërfilljen dhe për të zgjedhur një alternativë që mbron vlerat dhe dinjitetin e Shkodrës.

Postimi i Luçiano Boçit:

Prezantimi i kandidatëve tanë, Kliti Hoti dhe Tedi Kopliku.

Ndryshe nga ata, ne po i heqim politikës fasadën dhe po i kthejmë njerëzoren. Përveç përgjegjësisë politike, ndaj Shkodrës kemi edhe përgjegjësinë morale. Sepse Shkodra meriton shumë, dhe me kandidatët tanë do të dijmë ta përfaqësojmë. Vota ndaj Partisë Demokratike është antidota ndaj mosshpërfilljes që ka përjetuar Shkodra këto 12 vite.

Më 11 Maj, do t’i themi BOLL!

votoPartinëDemokratike #shqiperiamadheshtore

Shpërndaje