
Nga Hasan Bello
Histeria që ka shpërthyer kundër prokurorit Olsi Dado, Altin Dumani dhe gjyqtarit Erion Bani tregon se mafia politike dhe krimi i organizuar kanë lidhur aleancë kundër drejtësisë.
Me përjashtim të një takëmi analistash, artistash, gazetarësh dhe njerëz publikë, të korruptuar nga pushteti me fondet e buxhetit të shtetit, sondazhet dhe perceptimi publik tregojnë se shqiptarët qëndrojnë në anën e drejtësisë.
Kjo tregon se elita politike është kundër popullit, shtetit dhe republikës; kundër institucioneve dhe demokracisë. Ajo është pengesa kryesore e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE; përgjegjëse për nivelin e lartë të korrupsionit dhe prapambetjes.
Populli shqiptar dhe diaspora, në emër të idealeve dhe atdhedashurisë, duhet t’i thonë jo çdo tentative për grusht shteti dhe kthimit të vendit në çiflig personal të politikanëve nga të gjitha krahët.
Është koha të përkrahim moralisht dhe në të gjitha format prokurorët dhe gjyqtarët, që mbrojnë interesat tona. Mafia politike dhe krimi i organizuar po goditen si asnjëherë më parë.
Njeriu i ndershëm, nuk ka frikë nga drejtësia. Hajnat, po!