Malësi e Madhe – 73-vjeçari godet me thikë vëllanë pas një konflikti, arrestohet nga Policia…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosje dhe arrestim. Policia ka vënë në pranga një 73-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur vëllanë e tij me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme në fshatin Gruemirë-Çezme, pas një debati për motive të dobëta mes shtetasve C. K., 73 vjeç dhe H. K., 62 vjeç. Konflikti ka degjeneruar në dhunë fizike, ku C. K. ka goditur të vëllanë me kmesë (mjet prerës), duke i shkaktuar plagë në kokë.

H. K. është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin e dyshuar, ndërsa mjeti prerës u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme në lidhje me veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

Shpërndaje