Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe për Transformimin e Qyteteve Shqiptare në “Smart City”…

Shpërndaje

Një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe do të transformojë qytetet shqiptare, duke i shndërruar ato në vende të sigurta dhe të avancuara digjitalisht me teknologji moderne. Presidenti i Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, vizitoi Tiranën për të firmosur marrëveshjen, e cila do të mundësojë implementimin e projektit “Smart City”.

Qeveria e Emirateve do të ofrojë një hua prej 118.5 milionë USD, me interes 4%, për të instaluar 8,657 kamera inteligjente në të paktën 20 qytete strategjike. Pjesë e këtij projekti do të jenë 2,239 kamera për njohje automatike të targave (ANPR), 2,602 kamera për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve, si dhe 3,816 kamera trupi për policinë. Gjithashtu, do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 censorë zhurme për monitorimin e trafikut dhe sigurisë në rrugë.

Shpërndaje