Matilda Matija: “Mirënjohje për çdo hap së bashku”…

Shpërndaje

Në përmbyllje të një muaji të ngarkuar me takime dhe emocione, kandidatja Matilda Matija ndan një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës. Me tone të ngrohta dhe falënderuese, ajo vlerëson çdo kontakt njerëzor si një shtysë për të vijuar rrugën e saj politike me besim dhe përkushtim ndaj së ardhmes.

Postimi i kandidates Matija:

Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj çdo njeri që kam pasur fatin të takoj e të punoj me të gjatë këtij muaji fushate.
Çdo bisedë, çdo bashkëpunim, çdo mbështetje ka qenë një dhuratë e çmuar për mua.
Çdo fjalë, çdo përqafim, çdo shtrëngim duarsh ka qenë një motiv më shumë për të vazhduar me zemër të hapur.
Ju jam thellësisht mirënjohëse.

Së bashku kemi hedhur hapa drejt një të ardhmeje më të mirë – dhe unë besoj fort se ajo fitore që na pret është për të gjithë ne.

Ky rrugëtim do të kishte qenë i pamundur pa ju. Faleminderit nga zemra!

Shpërndaje