
“Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe respekt, Matilda Matija pati nderin të takohej me ish-të përndjekurit politikë – ata që, me guximin dhe sakrificën e tyre, mbajtën të gjallë idealet e lirisë dhe dinjitetit. Ky takim është një kujtesë e fortë se vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia nuk vijnë pa përpjekje dhe qëndresë.”
Postimi i kandidates Matija:
Takim me ish-të përndjekurit politikë – njerëz që kanë mbajtur gjallë shpirtin e lirisë në kohë të vështira. Sakrifica e tyre është një kujtesë se demokracia dhe dinjiteti nuk janë të dhëna, por fitohen me shumë mundim. Me respekt dhe përulësi për qëndresën e tyre.
