
Zbardhet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së pas mbylljes së afatit të aplikimeve dhe dorëzimit të kërkesave, që ishte 7 marsi.
Në total do të jenë 68 emra që do të garojnë për 11 vendet në Këshillin Drejtues, pasi Parlamenti shkarkoi me propozim të Komisionit të Medias këshillin e parë si pasojë e shkeljeve të gjetura në procedurat për garën e drejtorit të përgjithshëm.
U raportua se kandidatët do t’i nënshtrohen dëgjesave në Komisionin e Medias. Në listë spikasin emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias.
Mes tyre aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula apo edhe regjisorët Besnik Bisha, Robert Budina dhe Arjan Culiqi, aktorët Agim Bajko, Arben Derhemi, aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, kompozitori Edmond Zhulali, gazetarët Rezear Xhaxhiu dhe Lorenc Vangjeli, si dhe Ylljet Alliçka e të tjerë, të cilët do jenë në garë për anëtarë të bordit drejtues të televizionit publik.
Pas shkarkimit të 11 anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit, dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, Kuvendi ka nisur edhe procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri. Vendimi u mor nga Parlamenti në seancën e 17 shkurtit me votim.
Deri në datën 4 mars ishin dorëzuar 55 kandidatura, kurse tani numri ka arritur përfundimisht në 68 garues.
Lista e 68 kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH:
- Agim Bajko
- Alfons Zenelaj
- Alket Braho
- Anila Varfaj
- Anna Kove
- Arben Derhemi
- Arben Lami
- Arben Muça
- Arian Syknej
- Arjan Çuliqi
- Artan Maku
- Artan Reçi
- Artur Zonja
- Bardhyl Sejdarasi
- Besnik Bisha
- Belioza Çoku
- Blerti Delija
- Bujar Kapexhiu
- Durim Neziri
- Drita Avdyli
- Edmond Zhulali
- Elton Kadisi
- Enio Civici
- Erjona Kakeli
- Erion Prendi
- Ermal Mulosmani
- Fatjon Hoxhalli
- Floriana Paskali
- Gaspër Marku
- Genc Tomço
- Harilla Koçi
- Henri Muça
- Hilda Gorica
- Hysni Gurra
- Irena Myzeqari
- Jonid Jorgji
- Kastriot Çaushi
- Kristo Thoma
- Kristaq Pilo
- Kleart Duraj
- Klaudio Pulaha
- Laureta Roshi
- Lorenc Vangjeli
- Malvin Kaçaj
- Melsi Qirici
- Merita Fanku
- Olimpjon Shurdi
- Olsi Abazi
- Osman Mula
- Pano Xhixho
- Petrit Beci
- Rafaela Marteta
- Raimond Cimbi
- Rajmonda Bulku
- Rezear Xhaxhiu
- Rita Gjeka Kacarosi
- Rita Xheka Kacarosi
- Robert Budina
- Rozeta Feri
- Saimir Bakalli
- Silvja Gjepali
- Sokol Gjoshi
- Thanas Goga
- Valbona Lasku
- Xhelil Aliu
- Ylljet Aliçka
- Zamir Kokonozi
- Zylyftar Bregu