
14 nga shtetasit shqiptarë për të cilët është urdhëruar “Arrest me burg” në kuadër të megaoperacionit antidrogë të finalizuar nga SPAK dhe antimafia italiane janë:
Gertin Aliu, Indrit Tafili, Ekil Nderjaku, Agron Ganaj, Ervis Deti, Adi Çoba, Zenit Shtraza, Genci Telollari, Redi Tusha, Ervis Doçi (Visi i Pojës), Nuredin Kiptiu, Arsen Leskaj, Erigels Presi, Leonard Shakaj.
Kreu i SPAK Altin Dumani e konsideroi këtë grup kriminal si një nga më të rrezikshmit për shkak të pushtetit financiar që kishin dhe të ardhurave që siguronin nga trafiku ndërkombëtar i drogës, si dhe aktivitetit të drogës të shtrirë në Amerikën Latine, në Evropë dhe Shqipëri.