Memelli e Stojanoviç: Vetëm për fitore ndaj Partizanit…

Share your love

Pas takimeve të Kombëtares, Vllaznia do të rikthehet të luajë në “Loro Boriçi” këtë të enjte me Partizanin, në orën 18:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i kuqebluve, Migen Memelli, doli në konferencën e zakonshme për shtyp, teksa tha se ekipi i tij do të hyjë në fushë vetëm për fitore ndaj Partizanit, ndërsa konfirmoi rikthimin nga dëmtimi të Marko Juriç dhe Ardit Krymit.

Trajneri Memelli e konsideroi ndeshjen ndaj Partizanit si duelin më të fortë të këtyre tre javëve të para.

Ndërkohë, edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Milos Stojanoviç, ishte pjesë e konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Partizanin. Edhe ai u shpreh se do të futen në fushë për tre pikët dhe se do të japë maksimumin për ngjyrat kuqeblu sa herë që do të luajë.

Ndeshja e vlefshme për javën e tretë të Superiores midis Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet këtë të enjte në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00.

Share your love