
Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka kryesuar mbledhjen e parë për vitin 2025 të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, e cila u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore.
Me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM-së, znj. Daniel Pirushi, dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe lokale, diskutimet u fokusuan tek sfidat e rritjes së numrit të turistëve dhe nevoja për masa të reja për mbrojtjen e mjedisit.
Postimi i Prefektes Angoni:
Mbledhja e parë për vitin 2025📊e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Shkoder përkoi me 10 vjetorin e krijimit të ADZM-së.
Me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM-së, znj. Daniel Pirushi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe lokale diskutimet🗣️u fokusuan tek nevoja për një menaxhim të mirë dhe një kujdes të shtuar të zonave të mbrojtura për të përballuar numrin e madh të turistëve, duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm.
Dakordësuam rëndësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërinstitucional,📝 për të siguruar menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Qarkun Shkoder.
Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka
në një rol kyç në adresimin e sfidave të turizmit në rritje, ndërsa Agjencia e Zonave të Mbrojtura (AdZM) do vijojë punën duke prioritizuar ruajtjen e pasurive natyrore.


