
Në një oborr shkodran plot me lule, dëgjohet zëri i një kënge të vjetër dhe ritmi i një pune që i ka mbijetuar kohës.
Është Leonard Guga, këngëtar i njohur i qytetit, i cili krahas pasionit për muzikën, ruan me fanatizëm një nga traditat më të veçanta artizanale të Shkodrës: ngrirjen e çentrove.
“Ngrirja” është termi tradicional që përdoret për procesin e krijimit të çentrove, një teknikë që kërkon përkushtim, sy të mprehtë dhe shumë dashuri për detajin.
Në këtë 10 Qershor, që shënon Ditën e Artizanatit, Leonard Guga nuk është thjesht një artist i skenës , por një mjeshtër i çentrove zbukuruese që dikur nuk mungonin në asnjë shtëpi shkodrane.
Në një kohë ku gjithçka po ndryshon me shpejtësi, figura si Leonard Guga mbeten shembuj të gjallë të vijimit të një tradite që jeton përmes duarve dhe pasionit në përditshmëri.