Moratoriumi i gjuetisë drejt fundit, Mustafa: Kemi ankesa për projektligjin e ri, gjuetia do nisë në gusht…

Shpërndaje

Projektligjit të ri për gjuetinë i cili do t’i japë fund moratoriumit 10- vjeçar si dhe pritet që deri në fillim të muajit mars të miratohet në Parlament po has kundërshtime të forta nga Shoqata e Gjuetrarëve në Shkodër.

Dhënia e lejes nga Ministria e Mjedisit për gjuajtjen e disa specieve si dhe mundësia që zona  të ndryshme të gjuetisë do t’i jepen ndër të tjera edhe agjencive të ndryshme dhe personave privat nuk pranohet nga ana e gjuetarëve.

Moratoriumi 10- vjeçar frenoi gjuetarët e licensuar, por bëri që të lulëzojë gjuetia e paligjshme.

Aktualisht, në qarkun Shkodër janë rreth 700 gjuetarë, me ligjin e ri ky numër do të reduktohet ndjeshëm.

Në bazë të projektligjit të ri, sezoni i gjuetisë pritet të hapet në muajin gusht.

Shpërndaje