Muaji i madhërishëm i Ramazanit fillon më 1 mars…

Shpërndaje

Këtë të shtunë, besimtarët myslimanë nisin agjërimin për muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën më të rëndësishme të besimit islam. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët, duke e cilësuar këtë muaj si një kohë reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror, duke shpresuar për paqe dhe harmoni në familje dhe shoqëri.

Ai ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit për më të dobëtit, duke ftuar besimtarët të tregojnë bujari dhe dhembshuri ndaj atyre që kanë nevojë. Ramazani është një mundësi për të forcuar lidhjet familjare dhe shoqërore përmes vëllazërisë dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Agjërimi do të zgjasë nga 1 Mars deri më 29 Mars, ndërsa 30 Marsi do të shënojë festën e Fitër Bajramit, moment gëzimi dhe bashkimi për besimtarët myslimanë.

Shpërndaje