
178 krerë të imta në të dy fermat që kanë rezultuar me murtajën e ruminantëve të vegjël në Shkodër janë asgjësuar.
Ende ministri nuk ka nxjerrë udhëzimin konkret mbi mënyrën e dëmshpërblimit.
Megjithatë, Preçi thotë se do të shihet mundësia e dëmshpërblimeve për fermerët që janë të pajisur me matrikullimet përkatëse.
Rasti i Postrribës mbetet më i vështirë për shkak se të imtat i kishte blerë në treg të zi.
Kjo situatë shërben edhe si një alarm për fermerët që të jenë më të kujdesshëm në shit-blerjet e bagëtive dhe t’i matrikullojnë ato, pasi kjo është mënyra e vetme e njohjes nga ana e institucioneve.