Murtaja tek bagëtitë, 21 ditë karantinë fermës në Postribë të Shkodrës…

Shpërndaje

Që prej shfaqjes së parë të rastit të parë murtajës së ruminantëve të vegjël në Postribë, e gjithë Shkodra është vendosur në karantinë.

Drejtuesi i autoritetit kombëtar të ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi ka konfirmuar se aktualisht është vendosur në karantinë 21 ditore ndërsa inspektorët e AKU-së, së bashku me grupet e shërbimit veterinar po kryejnë kontrolle për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Aktualisht ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë, trajtimin kryesor e bën veterinaria, ndërsa sipas informacioneve dhe shkëmbimit të informacionit që kemi ndër institucione, ne mbajmë nën kontroll situatën e mishit që të mos kemi tregtim pa vulën e veterinerit përkatës. Për momentin është në një fazë karantine 21 ditore, monitorimi mbahet nga veterinerët e shërbimit që i mbulon veterinaria, ndërsa veterinerët e AKU-së mbajnë dyqanet e mishit dhe kontrollet në subjektet e tregtimit të mishit”, tha Ramir Haderi, Drejtues i AKU-së në Shkodër.

Raste të dyshuara të murtajës së ruminantëve të vegjël janë shfaqur edhe në qarqe të tjera të vendit ndërsa po kryhen kontrolle nga grupet veterinare.

Në Dibër, Berat dhe Shkodër janë 3 vatra të konfirmuara, ku në total kanë ngordhur 200 bagëti të imta.

Më herët ka patur pretendime nga blegtorët për dëme që po shkaktohen nga vendosja e karantinës në Shkodër për moslejimin e tregtimit të  mishit apo produkteve të bulmetit jashë territorit duke dëmtuar kështu fermerët./Euronews

Shpërndaje