
Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga emrat e saj të spikatur. Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Lajmi i hidhur ka tronditur familjen, miqtë dhe kolegët e tij, duke lënë pas një boshllëk të madh në komunitetin e gazetarëve sportivë.
RTSH Sport, ku ai dha një kontribut të çmuar, ndodhet në zi, ashtu si familja e tij. Në këto momente të vështira, ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e tij.
Humbja e tij është një goditje e rëndë për komunitetin e sportit dhe medias, por kujtimi dhe puna e tij do të mbeten të paharruara.