Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare piktori Muhamet Ganjolla…

Share your love

Shkodra humbet nje tjetër personalitet, ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare piktori Muhamet Ganjolla.

Muhamet Ganjolla ishte një personalitet i njohur dhe i respektuar në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë në qytetin e tij në Shkodër. Ai ka lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e artit përmes punimeve të tij, ku peisazhet nga çdo cep i Shkodrës janë një pasuri e madhe në galerinë artistike të krijuar prej tij

Muhamet Ganjolla është angazhuar në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Janë të shumta, punimet e tij si piktor ekzekutues në dhjetëra skenografi të dramave dhe veprave të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” ku punoi për vite me radhë.

Ai ishte një njeri që la kontributin e tij të çmuar për artin në Shkodër, me një trashëgimi të mbushur me mirënjohje nga të gjithë ata që patën fatin të bashkëpunojnë me të apo thjesht ta njohin nga afër.

Share your love