
Përroi i Oblikës në Anën e Malit, të ofron pamjen e një landfilli mbeturinash.
Gjendja ka mberritur deri aty sa rrezikon edhe argjinatura, e cila ka pësuar dëmtime si pasojë e reshjeve dhe prurjeve te shumta ujore që derdhen në këtë perrua.
Gjithashtu, një mjedis i tillë i ndotur dëmton edhe imazhin e kësaj zone piktoreske, pa harruar edhe faktin tjetër qe ka të bëjë me rrugen kryesore që lidh Shkodrën me Muriqanin dhe anasjelltas, nëpër të cilën udhetojnë mijëra turistë të huaj gjatë gjithë vitit.
Përroi po rrezikon që të bllokohet nga barishtet e shumta, të cilat nuk janë pastruar nga prej kohësh, duke i dhënë një pamje të shëmtuar zonës.
Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit lokal.
Problemi kryesor qëndron në faktin se nuk bëhet një ndarje e tyre që në momentin fillestar.