
Erion Veliaj ka shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë. Veliaj ia ka deleguar detyrën e kryetares së bashkisë nënkryetares Sara Goxhaj, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta. Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Ky vendim gjithashtu shfuqizon atë të Ramës që komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.
“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.
Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, e cila u vendos pas arrestimit të Erion Veliaj më 10 shkurt.